Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Arsenal accepte le rôle de favori pour la nouvelle édition de la Premier League

Arsenal

Photo : Presse associée

Mikel Arteta po e shijon pamjen nga maja e futbollit anglez, ndërsa lojtarët e Arsenalit fillojnë përpjekjen për ta mbajtur titullin  e kampionit të Premier Leagues.

Pasi mbeti “për pak” pa titull në tri edicione rresht, Arsenali i dha fund pritjes 22-vjeçare për trofe të kampionit të Anglisë në kampanjën e kaluar. Dhe është favorit për ta fituar përsëri Premier Leaguen, sipas bastoreve angleze.

Arsenali e fillon mbrojtjen e titullit të Anglisë të premten. Ndeshja e parë e kampionatit të ri, Arsenal – Coventry City, fillon në ora 21:00.

“Në tri edicionet e fundit, në një moment ishim të parët dhe në një moment ishim në ndjekje. Dhe nuk e di kurrë se çka është më mirë”, ka thënë Arteta.

“Por nëse më jepni rastin të bëjë zgjedhje, dua të jem i pari. Dua të ndiqem nga të tjerët dhe dua të kem në dorë fatin e skuadrës sonë, në vend se të varemi nga të tjerët”.

aussi Xhaka, un facteur important dans la tentative de Sunderland de rester en Premier League Football Xhaka, un facteur important dans la tentative de Sunderland de rester en Premier League

Tekniku spanjoll u ka bërë thirrje lojtarëve që të ruajnë “urinë” që kishin në edicionin e kaluar.

“Në fillojmë nga e para, nga zero. Dhe do të duhet të provojmë të jemi në nivelin për t’u kthyer në atë pozicion përsëri. Duhet të tregojmë dëshirën dhe ambicien për të qenë më të mirë se që ishim edicionin e kaluar, apo muajin e kaluar dhe javën e kaluar”, ka shtuar Arteta.

Bruno Guimaraes, i transferuar nga Newcastle, po lufton për të qenë gati për ndeshjen ndaj Coventryt, pasi u zëvendësua për shkak të një lëndimi në fitoren 3:0 të Arsenalit ndaj Manchester City në ndeshje për Superkupë, të dielën.

Arteta po ashtu ka larguar çdo dyshim për të ardhmen e 19-vjeçarit Myles Lewis-Skelly, pas raportimeve për një largim të mundshëm. I pyetur nëse Lewis-Skelly do të qëndrojë tek Arsenali, përtej këtij afati kalimtar, Arteta u përgjigj: “100 për qind”.

Ndeshjet tjera të xhiros së parë janë të shtunën, të dielën e të hënën.

Derisa kthimi në elitë me ndeshje në udhëtim ndaj kampionit në fuqi dhe favoritit më të madh do të ishte diçka e frikshme për shumicën e ekipeve, për Coventryn është diçka për të festuar.

Gjatë 15 vjetëve të fundit klubi nga Anglia qendrore është përballur me likuidim, mes një betejë të gjatë me pronarët, duke rënë në nivelin e katërt.

Dhe Coventry është kthyer në Premier League pas plot 25 vjetësh.

aussi Un célèbre footballeur anglais ouvert à un transfert en Italie Football Un célèbre footballeur anglais ouvert à un transfert en Italie

Arsenal – Coventry është e para prej 380 ndeshjeve të një edicioni që po fillon më vonë se zakonisht për shkak të Kupës së Botës. Për Coventryn do të jetë fillim shumë i vështirë, por tifozët do të kenë emocione që i kanë pritur shumë gjatë.

Fitorja bindëse e së dielës ndaj Manchester Cityt ka bërë që Arsenali të favorizohet edhe më shumë. City e fillon periudhën pas Pep Guardiolas dhe pa Rodrin në mesfushë. Skuadrat si Liverpooli e Chelsea kanë ndryshuar trajnerë dhe kjo rrit edhe më shumë shpresat për sukses te “topçinjtë.