Le stade « Metropolitano » accueillera le grand derby Atlético Madrid – Real Madrid. Les deux équipes de la capitale espagnole s'affronteront pour la première fois cette saison.
Ndeshja ndërmjet Atleticos dhe Realit zhvillohet të dielën nga ora 16:15 dhe i takon xhiros së shtatë të La Ligas.
Të dy skuadrat në mesjavë shënuan fitore. Atletico të mërkurën e mposhti Osasunan me rezultatin 4:0.
Ndërsa një ditë më herët, Reali fitoi ndaj Elches në udhëtim me rezultatin 3:2.
Reali ka pesë fitore dhe një humbje. E zë vendin e dytë me 15 pikë.
Atletico ka katër fitore, një barazim dhe një humbje. Ka 13 pikë në pozitën e katërt.
Lidere është Barcelona me 18 pikë.
Ndeshja me Real Madridin paraqet sfidë të veçantë për trajnerin e Atleticos, Diego Simeone, i cili nuk ka arritur ta mposhtë shefin e shtabit teknik të Realit, Jose Mourinho, në asnjërën nga tri përballjet e tyre në La Liga.
Ndërkohë të shtunën nga ora 21:00 luan kampionia, Barcelona, ndaj Sevillas, në udhëtim.
Barça është duke kaluar formë shumë të mirë, por pritet të sfidohet seriozisht. Sevilla renditet në pozitën e pestë me 13 pikë.