Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Barcelone trouve des raisons d'être optimiste, malgré la défaite à Paris.

Barcelone

Mesfushori Pedri deklaroi para përballjes së Barcelonës me Paris Saint-Germainin se ndeshja do të tregonte se ku qëndron ekipi i tij në nivelin evropian. Humbja 4:2 sugjeroi se skuadra e Hansi Flick nuk bën ende pjesë në elitën e kontinentit, por ndoshta po e zvogëlon dallimin.

Barcelona u paraqit në Paris pas serisë prej 11 fitoreve. Në Spanjë ishte ndjesia se PSG-ja do të shërbente si provë reale për vlerat e Barçës në Ligën e Kampionëve. Trofeu evropian është i vetmi që i mungon Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick.

Fuqia sulmuese ka mposhtur lehtë skuadrat e La Ligas, por mbeten dyshime nëse qasja agresive e Flickut e lë Barcelonën të ekspozuar ndaj ekipeve më të forta evropiane. Këto shqetësime u rishfaqën kur Desire Doue shënoi golin e parë. 

Janë disa rrethana “lehtësuese” për Barcelonën. Marc Bernal u aktivizua papritur në mesfushë, ndërsa Eric Garcia dhe Jules Kounde mungonin në mbrojtje për shkak të lëndimeve. Tetë pritjet e Joan Garcias në pjesën e parë vënë në pah faktin se PSG-ja ishte komode me ritmin e lartë që Barcelona përpiqej ta diktonte.

Pas një tjetër pritjeje të shkëlqyer nga Garcia në pjesën e dytë, Barcelona rriti ritmin dhe mori kontrollin. 19-vjeçar Xavi Espart, që startoi për herë të parë në Champions, shënoi golin e barazimit. Lamine Yamal doli më shumë në skenë, pas një pjese të parë ku ishte pak i dukshëm. Yamali shënoi, por rezistenca e Barcelonës u thye. 

Jo edhe besimi.

“Pavarësisht rezultatit, ne bëmë paraqitje të mirë”, ka thënë kapiteni Raphinha. “Ishte një provë e mirë që tregon se ne mund të garojmë”.

Edhe trajneri Flick u shpreh me ton optimist.

“Duhet ta analizojmë ndeshjen, por pashë disa gjëra shumë të mira mbi të cilat duhet të ndërtojmë më tej. Nuk dua të jem negativ, ndihem pozitiv”, tha tekniku gjerman.

Ai megjithatë pranoi se PSG-ja ishte skuadër më e mirë.

Barcelona shmangu disa nga mangësitë që e kishin goditur në dy kampanjat e kaluara evropiane nën drejtimin e Flickut, veçanërisht mungesën e disiplinës dhe cenueshmërinë ndaj kundërsulmeve. 

Humbja e tretë rradhazi nga PSG-ja e Luis Enriques është e dhimbshme, por Barcelona u largua nga Parisi me arsye për të besuar se po i afrohet gjithnjë e më shumë kampionit të Evropës.