Kishte spektakël në “Stadium of Light” të mërkurën mbrëma. Dhe kishte festë po ashtu.
Pas plot 53 vjetësh, Sunderlandi është kthyer në skenën evropiane. Kthimi ishte i suksesshëm – me fitore.
Skuadra që për kapiten e ka Granit Xhakën, Sunderlandi, fitoi 1:0 ndaj AZ Alkmaarit holandez, në xhiron e parë të fazës së ligës në “Europa League”.
Enzo Le Fee e shënoi golin e fitores nga penalltia në minutën e 66-të.
Xhaka e kompletoi ndeshjen në mesin e fushës dhe ishte prej më të mirëve.
