---
description: Në shkurt të vitit 2024 kishte rinisur rinovimi i plotë i stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë. Plani ishte që rinovimi të përfundonte për 22 muaj. Pra, më së
title: Stadiumi “Adem Jashari” ende larg përfundimit
image: https://resources.koha.net/images/2026/March/10/f9930460-99ce-4d6c-9ea7-96eb35c3c8d1.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Stadiumi “Adem Jashari” ende larg përfundimit

![Stadiumi “Adem Jashari”](https://resources.koha.net/images/2026/March/10/f9930460-99ce-4d6c-9ea7-96eb35c3c8d1.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Stadiumi “Adem Jashari”

Foto: KOHA

- Nga: [Arsim Maxhera](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles) [![Arsim Maxhera](https://resources.koha.net/author/2024/January/04/arsim-maxhera1704397834.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles)
- 10 mars 2026 18:30
- Shpërndaje në:

- Nga: [Arsim Maxhera](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles) [![Arsim Maxhera](https://resources.koha.net/author/2024/January/04/arsim-maxhera1704397834.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles)
- 10 mars 2026 18:30
- Shpërndaje në:

Në shkurt të vitit 2024 kishte rinisur rinovimi i plotë i stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë. Plani ishte që rinovimi të përfundonte për 22 muaj. Pra, më së voni në fund të vitit 2025.

Ai afat, si zakonisht, nuk u respektua.

Gati një vit më parë, më 24 prill 2025, ministri i atëhershëm për Kulturë, Rini dhe Sporti, Hajrulla Çeku, kishte vizituar stadiumin buzë lumit Ibër. Dhe po ashtu kishte shprehur optimizmin se punët do të përfundonin deri në fund të vitit 2025.

![](https://resources.koha.net/wysying/2026/March/10/a9f278e3-9e92-400b-a1e5-63fa85b951c0.webp?q=90&w=980)

“Brenda këtij viti punët pritet të përfundojnë, duke i dhënë qytetit një stadium të ri, modern dhe njëherësh më të madhin në vend - në shërbim të klubeve, sportistëve dhe tifozëve mitrovicas”, kishte shkruar Çeku.

“Historia” e rinovimit të stadiumit të madh në Mitrovicë është goxha e gjatë. Pas dy renovimeve fillestare, që e aftësuan stadiumin deri diku, në shtator të vitit 2021 ishte nënshkruar një kontratë shtesë, sipas të cilës punët do të duhej të përfundonin në vitin 2023.

[Edhe ![FFK-ja kërkon të mos neglizhohen punët në “Adem Jashari”](https://resources.koha.net/images/2026/April/14/a90d27de-80e1-489c-8ed7-715404b09df1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 14 pri 2026 FFK-ja kërkon të mos neglizhohen punët në “Adem Jashari”](https://www.koha.net/futboll/ffk-ja-kerkon-te-mos-neglizhohen-punet-ne-adem-jashari)

Por stadiumi nuk pritet të përfundojë edhe për shumë muaj, të paktën. Të martën në brendi të stadiumit janë parë disa mjete pune, duke përfshirë kamionë e eskavatorë.

![](https://resources.koha.net/wysying/2026/March/10/93ac1767-3d89-4ceb-8d6b-4668d46fde1f.webp?q=90&w=980)

Kulmi i tribunës qëndrore ka kohë që është larguar plotësisht, ndërsa rreth gjithë stadiumit janë vendosur shtylla të larta që pritet të shërbejnë për të mbuluar të gjitha tribunat. Punime janë bërë edhe në pjesën e jashtme të stadiumit, përkatësisht në vendet që pritet të shërbejnë për parkim, por po punohet edhe në pjesët e stadiumit nën tribuna.

Punët nuk duket se do të përfundojnë shpejtë.

“Adem Jashari” nuk është stadiumi i vetëm që ka nisur të renovohet dhe procesi ka zgjatur për shumë e shumë vjet. Pak prej objekteve sportive kanë përfunduar së ndërtuari, apo së rinovuari, brenda afateve.

[Edhe ![Stadiumi më i madh në vend pritet të hapet sivjet](https://resources.koha.net/images/2025/April/24/55472bae-9f36-4df2-b02d-255c6035b380.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 24 pri 2025 Stadiumi më i madh në vend pritet të hapet sivjet](https://www.koha.net/futboll/stadiumi-me-i-madh-ne-vend-pritet-te-hapet-sivjet)

![](https://resources.koha.net/wysying/2026/March/10/5c33d599-d080-442f-878b-968932d757dd.webp?q=90&w=980)

Dhe punët, në shumë prej objekteve janë bërë keq. Për shembull, palestra në Istog vazhdon të jetë e mbyllur. Dhe futbolldashësit mitrovicas për shumë e shumë vjet presin që të shohin ndeshje të rëndësishme në stadiumin me të cilin mburreshin.

Ka shumë vjet që stadiumi njihet për rinovimin maratonik e jo për ndonjë ndeshje bukur futbolli apo për ndonjë fitore të madhe.

![](https://resources.koha.net/wysying/2026/March/10/a9a1d619-3f52-43d9-9de6-391f3f2218c2.webp?q=90&w=980)

[#Stadiumi “Adem Jashari”](https://www.koha.net/tag/stadiumi-adem-jashari-1) [#Mitrovica](https://www.koha.net/tag/mitrovica) [#stadium](https://www.koha.net/tag/stadium)

Artikuj të ngjashëm

- [![Te LNZ-ja të pakënaqur që Jashari u kthye i lënduar nga Kosova](https://resources.koha.net/images/2026/October/18/eec7b035-2771-4b12-8a57-99aea6ec2c77.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 18 tet 2026 Te LNZ-ja të pakënaqur që Jashari u kthye i lënduar nga Kosova](https://www.koha.net/futboll/te-lnz-ja-te-pakenaqur-qe-jashari-u-kthye-i-lenduar-nga-kosova)
- [![Fusha e tejngarkuar në “Fadil Vokrri” vazhdon të bëhet temë](https://resources.koha.net/images/2026/October/05/44fb318f-2a74-45b2-8699-d1c267f52629.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 5 tet 2026 Fusha e tejngarkuar në “Fadil Vokrri” vazhdon të bëhet temë](https://www.koha.net/futboll/fusha-e-tejngarkuar-ne-fadil-vokrri-vazhdon-te-behet-teme)
- [![Komuna me kontratë 125 mijë euro për memorialin “Adem Jashari” mbi sheshin që s’ekziston](https://resources.koha.net/images/2026/August/31/e46fece2-90f8-42a7-b6f8-116db0f717c4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 1 sht 2026 Komuna me kontratë 125 mijë euro për memorialin “Adem Jashari” mbi sheshin që s’ekziston](https://www.koha.net/kulture/komuna-me-kontrate-125-mije-euro-per-memorialin-adem-jashari-mbi-sheshin-qe-sekziston)

[Arbëri.]() [Rexhep Rexhepi fiton “Oscarin" e prodhuesve të orëve](https://www.koha.net/arberi/rexhep-rexhepi-fiton-oscarin-e-prodhuesve-te-oreve)

[Shtojca për Kulturë.]() [Epika si strukturë vizuale dhe semantike në veprën piktorike të Gani Sadikut](https://www.koha.net/shtojca-kulture/epika-si-strukture-vizuale-dhe-semantike-ne-vepren-piktorike-te-gani-sadikut)

[Futboll.]() [Enis Rexhepi në Prishtinë: Për Kosovën vendosa me zemër](https://www.koha.net/futboll/enis-rexhepi-ne-prishtine-per-kosoven-vendosa-me-zemer)

[Arbëri.]() [Ramajli për 2 Korrikun: Kuvendin e Kosovës e kishin rrethuar policë të armatosur, na i morën kompetencat](https://www.koha.net/arberi/ramajli-per-2-korrikun-kuvendin-e-kosoves-e-kishin-rrethuar-police-te-armatosur-na-i-moren-kompetencat)

[Futboll.]() [Zeneli shkëlqen para grumbullimit me Suedinë](https://www.koha.net/futboll/zeneli-shkelqen-para-grumbullimit-me-suedine)

[Arbëri.]() [Surroi: Deklarata e 2 Korrikut nuk ishte iniciativë e udhëheqjes politike, por e vetë delegatëve](https://www.koha.net/arberi/surroi-deklarata-e-2-korrikut-nuk-ishte-iniciative-e-udheheqjes-politike-por-e-vete-delegateve)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Stadiumi “Adem Jashari” ende larg përfundimit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/stadiumi-adem-jashari-ende-larg-perfundimit","datePublished":"2026-03-10T18:30:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:15:04+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":402,"author":[{"@type":"Person","name":"Arsim Maxhera","url":"https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Në shkurt të vitit 2024 kishte rinisur rinovimi i plotë i stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë. Plani ishte që rinovimi të përfundonte për 22 muaj. Pra, më së","url":"https://www.koha.net/futboll/stadiumi-adem-jashari-ende-larg-perfundimit","keywords":"Stadiumi “Adem Jashari”, Mitrovica, stadium","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/March/10/f9930460-99ce-4d6c-9ea7-96eb35c3c8d1.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
