Liverpooli ishte duke pësuar 2:0, por në fund fitoi 4:3 ndaj Villarrealit.
Georges Mikautadze në minutën e katërt dhe Sergi Cardona në minutën e 29-të shënuan fillimisht për skuadrën spanjolle.
Liverpooli ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 36-të me golin e Alexis MacAllister. Ronald Araujo shënoi në fund të pjesës së parë, Mac Allister realizoi gol tjetër në minutën e 65-të, kurse Florian Wirtz realizoi për 4:2 në minutën e 68-të.
Në fund Villarreali shënoi për 4:3, përmes Tani Oluwaseyi në minutën e 87-të.
Skuadra tjetër e madhe angleze, Manchester City, fitoi 5:1 ndaj AEK-ut të Athinës.
Phil Foden shkëlqeu me “hat-trick”, kurse nga një gol e realizuan Elliot Anderson e Rayan Cherki. Stavri Pilo i Shqipërisë e realizoi golin e vetëm për AEK-un.
Roma ishte skuadra tjetër që fitoi thellë. E mposhti 4:0 Slovan Bratislavën. PSV-ja fitoi 1:0 ndaj Portos në Portugali, kurse Napoli e fitoi ndeshjen me shtatë gola ndaj Bodo/Glimtit. Napolitanët fituan 4:3. Stuttgarti e Atletico Madridi luajtën 1:1.