Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Le shérif d'Everton impliqué dans 61 matchs de paris sur le football

Martin Sherif

Futbollisti i Evertonit, Martin Sherif, është gjobitur me afro 6 mijë euro për “shkaktimin, lejimin apo mundësimin” e 61 basteve në ndeshje futbolli. 

Federata e Futbollit e Anglisë identifikoi gjashtë llogari në kompani të ndryshme të basteve në emrin e Sherifit, dhe se ishin vendosur baste me vlerë prej afro 2500 eurove prej 20 nëntorit 2024 deri më 12 shkurt 2026. 

Federata angleze ua ndalon lojtarëve të vënë baste të drejtpërdrejta, por edhe të përfshihen në baste rreth ndeshjeve të futbollit. 

20-vjeçari Sherif ka thënë se personalisht nuk ka luajtur ndonjë bast, por e ka pranuar se ka lejuar që nëpërmjet llogarive që ai i financonte, të viheshin baste. 

Bastet kanë rezultuar në humbje prej mbi 500 eurove dhe asnjëra prej basteve nuk është vënë për klubet ku ai ka luajtur.