Skuadra nga Azerbajxhani, Sabah Baku, e ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.
Sabah Baku në plejof e eliminoi skuadrën nga Izraeli, Hapoel Be'er Sheva.
Edhe pse Hapoel Be'er Sheva e fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 2:1, Sabah Baku me rezultat të përgjithshëm 6:4 avancoi në fazën e ligës.
Sabah Baku të martën në ndeshjen e kthimit e mposhti Hapoel Be'er Shevan pas vazhdimeve me rezultatin 5:2.
Koha e rregullt përfundoi 3:2 për Sabah Bakun që e barazoi rezultatin e përgjithshëm në 4:4.
Në pjesën e dytë të vazhdimeve, Sabah Baku shënoi dy gola për rezultatin e përgjithshëm 6:4.
Golat për Sabah Bakun i realizuan Christian Nëachukëu, Umarali Rakhmonaliyev,
Tellur Mutallimov, Orphe Mbina dhe Joy-Lance Mickels.
Ndërsa dy golat për Hapoel Be'er Shevan i shënuan Igor Zlatanoviq dhe Guy Mizrahi.