Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Combien de milliers d'euros le milieu de terrain de Drita a-t-il refusé du FCSB ?

Lumière

William Baeten është pjesë e Dritës prej 1 korrikut të këtij viti. Para se t’i bashkohej kampiones në fuqi të Kosovës, ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës në Shqipëri. Para Flamurtarit kishte periudhë njëvjeçare të kaluar te FCSB-ja, skuadra e madhe rumune. 

Për belgun 29-vjeçar, të shtunën ka folur presidenti i FCSB-së, Gigi Becali, por edhe ish-menaxheri i përgjithshëm i Unirea Slobozias. 

Ai ka treguar momentin kur FCSB-ja i kishte ofruar 30 mijë euro për ta pranuar huazimin te Unirea Slobozia, për të pasur më shumë minuta. Por, Baeten e kishte refuzuar këtë shumë të parave. Belgu ishte ankuar në FIFA se nuk i janë paguar bonuset dhe për këtë, FIFA ia bllokoi transferimet klubit rumun. 

Përveç pagës bazë të garantuar nga FCSB-ja, Baetenit i ishin ofruar edhe nga 5 mijë euro në muaj, ka shkruar “Prosport” të shtunën. 

“Kontrata e tij skadonte në verë dhe ne duhej t’i paguanim atij edhe 100 mijë euro. I tregova atij. Gigi më tha të flas me të që ta dërgojmë te Slobozia, dhe se do t’ia jepnim atij gjithë paratë dhe do t’i jepnim edhe 5 mijë euro në muaj për të luajtur”, ka thënë Stoica. Por, Baeten nuk ka dashur sipas tij. 
“Çfarë do të thuash me këtë që nuk do, ai do t’i fitojë edhe 30 mijë euro më shumë?”, kishte thënë Gigi Becali, tani menaxherit të përgjithshëm te FCSB-ja, Stoicas. Becali ishte befasuar nga ky vendim i Baetenit. 

Për ta hequr dënimin në FIFA, FCSB-ja e pagoi borxhin dhe Baeten i fitoi 51 mijë e 450 euro. 

Edhe pse nuk u pëlqye nga kryesia e klubit, William Baeten do të mbetet në kujtesën e tifozëve për golin që e shënoi ndaj Maccabi Haifas në minutën e 90-të, në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Goli i tij e ndihmoi skuadrën të avancojë në rrethin e tretë kualifikues të Championsit.