Kosova do t’i ketë dy përfaqësuese të futbollit në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, që nisin më 21 gusht dhe mbarojnë më 3 shtator.
Te futbollistët, Kosova përfaqësohet me grupmoshën U21, ndërsa te futbollistet me grupmoshën U18. Dhe të premten janë publikuar listat e lojtarëve dhe lojtareve pjesëmarrëse në këtë garë.
Hekuran Kryeziu, përzgjedhës i U21 të Kosovës, ka ftuar 18 futbollistë.
Kosova U21 është në Grupin B me Italinë, Shqipërinë dhe Algjerinë, teksa futbollistet e U18 do të përballen në Grupin B me Italinë dhe Slloveninë.

Kosova U18 që do të udhëhiqet nga Albina Rrahmani.
“Dy ekipet tona do të kenë mundësinë të përballen me përfaqësuese të tjera mesdhetare dhe të përfaqësojnë Kosovën në një prej ngjarjeve më të rëndësishme shumësportëshe. Suksese djemve dhe vajzave tona olimpike në Taranto”, ka shkruar Federata e Futbollit e Kosovës të premten.

-
Le Kosovo et l'Albanie publient les listes pour les matchs décisifs vendredi
-
La Slovaquie publiera sa liste de joueurs sélectionnés jeudi prochain.
-
La liste des finalistes pour le prix Golden Boy a été publiée.
-
Le prochain adversaire du Kosovo dévoile sa liste pour la Coupe du monde.
-
La liste des points les plus importants du Kosovo sera publiée le 20 mars.