Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Pourquoi Herrera joue-t-il gratuitement en troisième division espagnole ?

Autre Herrera

Ndeshja e fundit garuese e Ander Herreras ishte para tifozërisë së zjarrtë në “La Bombonera”, për Boca Juniors në “Copa Libertadores”.

Ndeshja e ardhshme do të jetë në kategorinë e tretë spanjolle, para rreth 6500 shikuesve dhe ndaj skuadrës Gimnastic de Tarragona.

Por Herrera thotë se kthimi te Real Zaragoza si lojtar i lirë nga Boca është aq i rëndësishëm sa çdo lëvizje që ka bërë në karrierë.

“Kjo është me gjasë ëndrra e fundit që kam dashur ta bëj realitet”, ka thënë spanjolli për BBC.

“Të kthehem në shtëpi, në vendin ku jam rritur, në vendin që më dha mundësinë të jem profesionist, jo vetëm në futboll, por edhe si qenie njerëzore. Dhe ende kam pasionin, dëshirën. Ende e kam dëshirën për futboll dhe të luaj në shtëpi është mënyra më e mirë për ta përfunduar karrierën”, ka theksuar mesfushori 37-vjeçar. 

Mesfushori është kthyer në klubin e qytetit pas 15 vjetësh. I kishte dy periudha tek Athletic Bilbao, kurse luajti edhe për Manchester Unitedin, PSG-në dhe Boca Juniorsin në Argjentinë.

Ai e ka fituar Ligën e Evropës, Kupën FA dhe shumë liga nacionale. Ka punuar me trajnerë si Jose Mourinho, Thomas Tuchel e Marcelo Bielsa. Ka ndarë zhveshtoren me lojtarë si Lionel Messi, Neymar e Wayne Rooney.

Por suksesi ishte i rrallë në vitet e fundit për Zaragozan, që e kishte mposhtur Arsenalin në vitin 1995 në finalen e Kupës së Fituesve të Kupave.

Skuadra u largua nga La Liga në vitin 2013, dy vjet pasi Herrera u transferua te Bibao. Dhe pas 13 vjetësh në kategorinë e dytë, Zaragoza ra në të tretën.

“Ishte dëshpëruese për të gjithë tifozët e Zaragozas”, ka thënë Herrera, që ka shikuar rënien e skuadrës nga larg. “Real Zaragoza i takon Evropës. Është klub që duhet të luftojë për trofe, të luftojë me klubet më të mëdha në Spanjë dhe Evropë. Dua të vë kualitetin tim, përvojën time dhe pasionin në shërbim të klubit, që klubi të kthehet ku e ka vendin. Nuk dua të flas shumë për të kaluarën. Kemi folur shumë për atë që kemi bërë keq. Nuk duhet të qajmë për atë që ndodhi. Duhet të ndërtojmë të ardhmen. Le të paraqitemi çdo ditë në stërvitje me buzëqeshje”, ka thënë spanjolli.

Kur Herrera u largua, ai e ka ditur se një ditë do të kthehet. Por nuk e ka ditur se do ta gjejë klubin në gjendje të vështirë. Ai ka vendosur të ofrojë pagën për fondacionin e Zaragozas.

“Nuk më duhet kontrata. Kam pasur karrierë shumë të suksesshme. Jam kujdesur për paratë e mia. Mund t’i bëj dhuratë vetes. Ta mbajë atë fanellë pa kompenzim pasi dua të ndihmoj klubin, ekipin qytetin. Është diçka që kam dashur të bëj. Është diçka që mund të bëj dhe diçka që më bën shumë krenar. Nuk mendoj për paratë apo kontratat. Dhe jam i privilegjuar që mund ta bëjë këtë”, ka theksuar veterani spanjoll.