Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

La Premier League fait son retour avec des matchs de haut niveau.

Arsenal

Arsenal – Leeds United është ndeshja që e hap xhiron e gjashtë të Premier Leagues. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën prej orës 13:30.

Gara në Premier League vazhdon pas pushimit prej gati tri javësh, për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare. Dhe gara do të vazhdojë të jetë e zjarrtë.

Kampioni në fuqi, Arsenali, është i dyti në tabelë me 12 pikë. Leedsi është i pesti me 9 pikë.

Lider i klasifikimit është Manchester City me 15 pikë. Por City është larg pozitës ideale, ndonëse ka fituar të gjitha ndeshjet e deritashme. Derisa lojtarët ishin në përfaqësueset e tyre, Manchester City është shpallur fajtor për shkelje të rregullave të ferplejit financiar. City ka apeluar vendimin dhe kjo bënë që situata rreth këtij klubi të mbetet e paqartë. 

Manchester Cityn të dielën nga ora 17:30 e pret superndeshja me Liverpoolin në “Anfield”. Kjo ndeshje pritet të jetë spektakël i vërtetë futbolli. Përballen dy prej skuadrave kryesore në futbollin anglez.

Liverpooli nuk e ka nisur më së miri këtë edicion. Aktualisht është në vendin e gjashtë me nëntë pikë.

Manchester United – Tottenham është tjetër ndeshje me rëndësi. Zhvillohet të shtunën nga ora 18:30. Të dy skuadrat e mëdha kanë nisur keq. Tottenhami është i fundit në tabelë me vetëm dy pikë, me gjithë investimet prej qindra miliona eurosh në lojtarë të rinj. Unitedi pritej të përfshihej në garë për kreun, por aktualisht është vetëm i 12-ti me pesë pikë.