Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Le sélectionneur israélien vise la victoire contre le Kosovo

Ran Ben Shimon

Përzgjedhësi i Izraelit, Ran Ben Shimon, ka thënë se “e kanë turpëruar veten dhe tifozët e Izraelit” me humbjen nga Irlanda të dielën mbrëma. Por ai ka shtuar se turpi i disfatës mund të “shlyhet” me fitoret kundër Kosovës dhe Irlandës.

Izraeli dhe Kosova përballen të enjten në Debrecen të Hungarisë, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

“E sollëm veten në këtë pikë, tani duhet të jemi burra dhe të përballemi me gjithçka që thonë për ne. Kemi dy raste për të përmirësuar gabimet, dhe ato do të jenë fitoret ndaj Kosovës të enjten dhe ndaj Irlandës më pas”, ka thënë Shimon, raporton mediumi izraelit “Sport5”.

Humbje të dielën mbrëma pësoi edhe Kosova. U mposht nga Austria në Vjenë.