Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Pajaziti, du Hajduk, présente ses excuses

pajaz

Adrion Pajaziti është prej lojtarëve më të rëndësishëm të Hajdukut të Splitit. Të enjten mbrëma u përjashtua me të kuq për shkak të një ndërhyrjeje të pakujdesshme në ndeshjen ndaj skuadrës polake, Rakow.

Pajaziti u përjashtua në minutën e 55-të, kur Hajduku ishte duke udhëhequr 2:1. Në fund polakët barazuan në 2:2 me gol të minutën e 95-të. Kështu ndeshja në Poloni do të vendosë se cila prej këtyre skuadrave do të kualifikohet në Ligën e Konferencës.

Mesfushori 23-vjeçar i Shqipërisë, Pajaziti, ka kërkuar falje.

“Nuk kam mundur të fle pasi kam braktisur shokët dhe klubin dhe në të cilin jam dashuruar. Dua t’u kërkoj falje bashkëlojtarëve, shtabit teknik dhe tifozëve. Jam shumë krenar për atë se si luftuan djemtë në 30 minutat e fundit dhe jam i sigurt që javën tjetër do të japin çdo gjë nga vetja për të përfunduar punën dhe ta kthejnë Hajdukun në Evropë, atje ku ky klub i madh edhe e ka vendin.  Gjithnjë përpiqem të jap 110 % për këtë stemë dhe gjithmonë do ta bëj”, ka shkruar Pajaziti.

Ron Raçi kompletoi ndeshjen te Hajduku në mbrojtje, ndërsa Etnik Brruti ishte në stol.