Drita e fitoi thellë, 4:1, ndeshjen e parë kundër Tre Fiorit, të luajtur në San Marino. Thellë synon ta fitojë edhe ndeshjen kthyese, të enjten mbrëma në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja Drita – Tre Fiori i takon raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës dhe luhet nga ora 20:00.
Në ndeshjen e parë Dritën e udhëhoqi Visar Sermaxhaj, kurse të enjten mbrëma do ta drejtojë Ardian Nuhiu, i cili zëvendëson trajnerin e shkarkuar, Zekirija Ramadani.
Për Nuhiun është kthim te Drita si shef i shtabit teknik. Ai e drejtoi skuadrën gjilanase nga shkurti i vitit 2019 e deri në vitin 2022.
“Është kënaqësi të jem në këtë pozicion, të udhëheq ekipin nesër, njëkohësisht edhe përgjegjësi. Kam respekt maksimal për kundërshtarin, pavarësisht që në udhëtim skuadra ka marrë rezultat të mirë. Nesër mua më intereson paraqitje e ekipit. Duhet të qëndrojmë të disiplinuar, të bëjmë ndeshje të madhe dhe do të kërkojmë ta fitojmë takimin”, ka thënë trajneri shkupjan.
aussi
Matchs intéressants du troisième tour de la Super League
47-vjeçari Nuhiu beson se lojtarët do ta japin më të mirën. Ai vlerëson punën që është bërë më herët.
“Kam parë një super seriozitet në stërvitje, agresivitet nga grupi. U mundova ta përçoj te grupi urinë që kam për sukses, gjë e cila nuk i mungon këtij grupi që është mësuar të fitojë. Janë ata të cilët e kanë arritur suksesin vitin e kaluar”, ka theksuar Nuhiu.
Nuhiu beson në potencialin që kanë lojtarët e Dritës.
“Ne do të bëjmë të gjithë maksimumin, si stafi, drejtuesit dhe ata që do të paraqiten në fushë. Unë kam besim të plotë te ky grup. E njoh mirë këtë grup dhe po filloj ta njoh edhe më shumë mentalitetin. Lojtarët kanë qenë gjithmonë kërkues për të mposhtur çdo kundërshtar. Pa diskutim po mundohemi të përsëritim suksesin e kaluar, por gjithmonë duke kërkuar të rritim nivelin”, thotë ish-trajneri i Gjilanit.
Nuhiu beson se Drita shumë shpejtë do të bëhet skuadër që “dominon në çdo aspekt”.
“Do të mundohem ta përcjelli filozofinë time. Është skuadër e ndërtuar për të qenë sulmuese dhe agresive. Do të mundohem në të gjitha mënyrat të përcjelli idetë dhe filozofinë time se si të luajmë. Mendoj se kam potencialin dhe brumin për të nxjerrë atë që kam në kokën time. Ndoshta nuk vjen nesër, por gradualisht për ta parë një skuadër që dominon në çdo aspekt”, ka thënë Nuhiu, që ka fituar një titull me Dritën.
Drita me trajnerin Ramadani fitoi dy tituj të kampionit dhe pati kampanjë historike në Ligën e Konferencës.
Por synimi te Drita është të shkojë edhe më larg në Ligën e Konferencës.
aussi
Dans les Balkans, on apprécie Gjilan, mais on compte sur la victoire
“Nesër na pret një ndeshje e radhës. Kemi marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e kaluar. Shpresoj edhe nesër të arrijmë objektivin tonë që është fitorja dhe pastaj të mendojmë për plejofin. Atje kemi marrë një rezultat të mirë, por nuk do të thotë që duhet të jemi të qetë. Duhet të marrim atë që dëshirojmë, pse jo edhe me rezultat të thellë nëse është nevoja”, ka thënë sulmuesi i Dritës, Blerim Krasniqi.
Si elles franchissent le troisième tour de qualification, les joueuses de Drita affronteront en barrages le vainqueur du match entre Flora Tallinn et Inter Club d'Escaldes.