Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Autres matchs intéressants en Ligue 1

marseille

Xhiroja e tretë në Ligue 1 të Francës do të ofrojë edhe disa ndeshje interesante. Kjo xhiro u hap të enjten, kurse dy ndeshje u luajtën të premten mbrëma.

Të shtunën do të zhvillohen ndeshjet Lens – Lorient, Le Havre – Brest dhe Nice – Le Mans.

Vëmendja pritet të jetë te ndeshja ndërmjet Lensit dhe Lorientit që luhet nga ora 17:15.

Lensi edicionin e kaluar përfundoi nënkampion.

Ditë më parë e fitoi edhe Superkupën e Francës duke e mposhtur Parisin me rezultatin 1:0.

Lensi ka një fitore dhe një humbje. Fitoi ndaj Auxerres, kurse u mposht nga Strasbourgu.

Të dielën do të zhvillohen tri ndeshje: Troyes – Strasbourg, Angers – Rennes dhe Marseille – Paris FC.