Vedat Muriqi me Fenerbahçen kanë pësuar disfatë në derbin e madh turk nga Beshiktashi me rezultatin 2:1.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma i takoi xhiros së katërt.
Milan Skriniar e kaloi në epërsi Fenerin në minutën e 26-të.
Beshiktashi shifrat në 1:1 i barazoi në minutën e 38-të me golin që e realizoi Ridvan Yilmaz.
Dushan Vllahoviq e realizoi golin e fitores 2:1 për Beshiktashin në minutën e 73-të.
Sulmuesi i Kosovës, Muriqi, luajti deri në minutën e 68-të te Feneri.
Ndërsa te Beshiktashi mungoi Milot Rashica.
Për Fenerin ishte humbja e dytë këtë edicion, krahas dy fitoreve.
Ndërkohë për Beshiktashin ishte fitorja e tretë. Ka edhe një humbje.