Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Mourinho ne ressent aucune pression pour remporter la Ligue des champions avec le Real Madrid.

Jose Mourinho

Photo : Presse associée

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka thënë se nuk ndien presion shtesë për ta fituar Ligën e Kampionëve në periudhën e dytë në krye të klubit mbretëror spanjoll. Mourinho foli të hënën në prag të ndeshjes së xhiros së parë të Championsit ndaj kampionit të Italisë, Interit.

Ndeshja Real Madrid – Inter zhvillohet të martën prej orës 21:00 në “Santiago Bernabeu”.
Liga e Kampionëve është gara e vetme të cilën nuk e fitoi Mourinho në periudhën e parë në krye të Real Madridit.

“Jo, janë dy periudha të ndryshme”, është përgjigjur Mourinho kur është pyetur nëse ndihet borxhli ndaj klubit.

“Kur jam larguar në vitin 2013, ne fituam çka fituam dhe humbëm çka humbëm. Kemi dhënë çdo gjë. Dhe kjo ishte e tëra. Ajo që duhet të bëj tani nuk ka të bëjë asgjë me të kaluarën”, ka shtuar tekniku portugez.

Real Madridi është skuadra bindshëm më e suksesshme e Championsit. Trofeun e fundit evropian, prej 15 gjithsej, e ka fituar në vitin 2024. 

“Në vitin 2010 nuk e kemi arritur as çerekfinalen në Ligën e Kampionëve dhe kishte kohë prej kur kishim luajtur së fundi në gjysmëfinale. Tani i kemi fituar gjashtë Liga të Kampionëve për pak më tepër se një dekadë”, ka theksuar Mourinho.

Të gjithë presin të shohin reagimin e Madridit pas dështimit të parë pas rikthimit të Mourinhos – humbjes 1:0 nga Real Betisi në La Liga të premten.

“Ne duam të fitojmë secilën ndeshje, secilën garë. Por duhet të punojmë për stabilitet. Real Madridi duhet të ketë stabilitetin që është shumë i rëndësishëm për të arritur diçka të madhe. Por Real Madridi është Real Madrid, duhet të fitoni këtu pavarësisht të gjithave”.

Pyetje më të rënda i janë bërë Kylian Mbappes. Sulmuesi francez është pyetur disa herë për marrëdhënien e tij me Vinicius Jr dhe atmosferën në zhveshtoren e Real Madridit.

“Çka do të thotë një përmirësim në zhveshtore?” tha Mbappe kur u pyet nëse kishte pasur ndonjë ndryshim nga viti i kaluar.

“A e keni ndjesinë se diçka nuk ishte në rregull vitin e kaluar? Jo, është e njëjtë me vitin e kaluar. Është e vërtetë që kemi trajner tjetër, por është e njëjta gjë”, ka theksuar ylli francez.

Dy edicionet pa trofe kanë rritur presionin te Real Madridi. Dhe ndeshja e parë do të jetë shumë sfiduese.

Interi vlerësohet skuadër kompakte, me synime të mëdha në Evropë. Në Serie A ka tri fitore. Mposhti Monzan me rezultatin 4:1, Cagliarin me 1:0 dhe së fundi Napolin me 3:2.

Mourinho ka drejtuar Interin nga viti 2008 deri në vitin 2010. Ka fituar dy trofe të Serie A, Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë dhe Championsin.

Të martën prej orës 18:45 janë ndeshjet AEK – LASK dhe Club Brugge – Aston Villa. Prej orës 21:00 janë edhe takimet Dortmund – Villarreal, Porto – Manchester City e Lille – Betis.