Monaco ka ndarë rrugët me Paul Pogban, pasi ish-ylli francez vazhdon të përballet me lëndime.
Pogba firmosi për dy vjet me Monacon, me synim për ta kthyer karrierën në rrugën e duhur pas suspendimit për doping. Por mesfushori i njohur bëri pak paraqitje në edicionin e kaluar te Monaco për shkak të lëndimeve.
Kontrata e Pogbas ishte e vlefshme deri në qershor 2027.
33-vjeçari ka thënë se është mirënjohës për mundësinë që ia ofroi Monaco.
Ai ishte prej mesfushorëve më të vlerësuar në botë, por dënimi për doping e goditi rëndë karrierën e francezit. Fillimisht ishte dënuar me katër vjet moslojë, por ndërkohë dënimi iu reduktua në 18 muaj.
Pogba pritet të transferohet në SHBA.