Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Mitrovica joue avec le métalleux ukrainien Idrizi optimiste

KFF Mitrovica

Mitrovica ka mposhtur dhe ka eliminuar tre kampionë të vendeve të tjera evropiane. Këtë e arriti në Ligën e Kampionëve për futbolliste.

Tani Mitrovica, e drejtuar nga trajneri Shpëtim Idrizi, bartet në “Women’s Europa Cup”, që është niveli i dytë kontinental për klube të futbollisteve. Në këtë garë, Mitrovica synon ta eliminojë një tjetër kampion, atë të Ukrainës, Metalist Kharkiv.

Mitrovica e Metalisti takohen në raundun e parë kualifikues të “Europa Cup”. Ndeshja e parë zhvillohet të mërkurën prej orës 17:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Ndërkohë ndeshja e kthimit është më 1 shtator në Shkup. Metalisti ndeshjet evropiane si vendas i luan në terren neutral dhe ka zgjedhur Shkupin për përballjen me Mitrovicën.

Trajneri Idrizi beson në forcën e skuadrës së tij.

“Na pret ndeshje e fortë me Metalistin, por besoj që jemi përgatitur maksimalisht. Nuk jemi këtu vetëm për pjesëmarrje. Kemi punuar shumë. E kemi analizuar kundërshtarin dhe do të hyjmë në fushë me besim, disiplinë dhe mentalitet fitues. Vajzat duhet të japin maksimumin nga minuta e parë e deri në fund”, ka thënë Idrizi për KOHËN, të martën.

Mitrovica e ka përvojën e futbollit ndërkombëtar, ndërsa sidomos ndeshjet e këtij edicioni i shërbejnë shumë.

aussi Mitrovica joue pour Ferencvaros et vise une place en Coupe d'Europe. Football Mitrovica joue pour Ferencvaros et vise une place en Coupe d'Europe.

Në raundin e parë kualifikues të Championsit nisi me fitore 10:0 ndaj kampionit të Moldavisë, Zimbru Chisinau. Më pas në finale të raundit të parë kualifikues e mposhti kampionin e Bullgarisë, Ludogorets, 2:0.

Në raundin e dytë kualifikues, mitrovicaset pësuan 5:0 nga kampioni norvegjez, Brann. Por reaguan me fitore 2:1 ndaj Ferencvaroshit, kampionit të Hungarisë. Falë asaj fitoreje, kampionia e Kosovës vazhdon garimin në Evropë, përkatësisht në “Europa Cup”.

“E dimë që do të jetë betejë e vërtetë. Por besojmë në grupin tonë. Do të luftojmë për çdo top, do të jemi kompaktë dhe do të shfrytëzojmë çdo mundësi që na ofrohet. Në fund, dua të dalim nga fusha me kokën lart, duke e ditur se kemi dhënë gjithçka për fanellën tonë”, ka shtuar Shpëtim Idrizi.
Për kohë të gjatë Championsi ishte gara e vetme evropiane për klube të futbollisteve. Vjet UEFA e prezantoi edhe “UEFA Women’s Europa Cup” si nivel të dytë. Dhe Mitrovica bëhet skuadra e parë kosovare në këtë garë.