Milani e ka mposhtur Manchester Unitedin me përmbysje, duke fituar 4:2.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën pasdite në Wroclaw të Polonisë ishte miqësore.
Të dyja skuadrat ndodhen në Poloni, ku po zhvillojnë fazën përgatitore.
Golat e fitores për “Kuqezinjtë” i realizuan Samuel Chukwueze, Alphadjo Cisse, Gonçalo Ramos dhe Ruben Loftus-Cheek.
Ndërsa golat për Unitedin i shënuan Harry Maguire dhe Patrick Dorgu.
Te Milani deri në minutën e 60-të u paraqit Ardon Jashari.
aussi
Chelsea s'impose largement face à Milan.
Milani ndeshjen hapëse të edicionit 2026/27 e luan më 23 gusht ndaj Torinos.
Ndërsa Unitedi ndeshjen e parë të edicionit të ri e luan më 22 gusht ndaj Hull Cityt.