Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Michelin à Bâle, Shaqiri a influencé la décision du Français

Clément Michelin

Baseli ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në repartin defensiv. 

Klubi zviceran ka transferuar mbrojtësin francez, Clement Michelin, i cili i është bashkuar ekipit si lojtar i lirë dhe ka firmosur kontratë deri në vitin 2028. 

Michelin së fundmi ishte pjesë e Real Valladolidit në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. 

Rol në vendimin e tij për t’iu bashkuar Baselit ka pasur edhe Xherdan Shaqiri. Michelin ka treguar se mundësia për të luajtur në të njëjtin ekip me Shaqirin e ka bërë më të lehtë vendimin për transferim.

“Jam krenar që bëj këtë hap përpara dhe që mund të luaj për Baselin. Sigurisht, Baselin e njihja për shkak të shumë lojtarëve të njohur dhe paraqitjeve të klubit në arenën ndërkombëtare, ndaj nuk më është dashur të mendohem gjatë kur dëgjova për interesimin e klubit. Edhe mundësia për të luajtur në të njëjtin ekip me Shaqirin e bëri vendimin më të lehtë”, ka thënë 29-vjeçari.