Lionel Messi, ka marrë titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Buenos Airesit para ndeshjes së tij të fundit ndërkombëtare kundër Beninit në orët e hershme të së mërkurës.
Njoftimin e ka bërë të ditur të martën Federata e Futbollit e Argjentinës.
“Urime, legjendë!”, shkruan Federata e Futbollit e Argjtinës.
Messi njoftoi pensionimin nga Argjentia një muaj pas humbjes në finale nga Spanja në Kupën e Botës.
Ai mban rekordin si lojtari me më shumë ndeshje të Argjentinës me 203 paraqitje dhe golashënuesi më i mirë me 124 gola.
Messi e udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës “Katari 2022”, duke mposhtur Francën në finale. Me Argjentinën e fitoi po ashtu Kupën e Amerikës në 2021 dhe 2024.