---
description: " Mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez, do t’i mungojë Përfaqësueses së Spanjës në Kupën e Botës që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.Lopez u lëndua gjatë fito"
title: Mesfushori i Barcelonës i mungon Spanjës në Kupën e Botës
image: https://resources.koha.net/images/2026/May/18/f24f660b-b874-45ba-80cf-5a96d93408c7.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Mesfushori i Barcelonës i mungon Spanjës në Kupën e Botës

![Fermin Lopez](https://resources.koha.net/images/2026/May/18/f24f660b-b874-45ba-80cf-5a96d93408c7.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 18 maj 2026 15:08
- Shpërndaje në:

- 18 maj 2026 15:08
- Shpërndaje në:

Mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez, do t’i mungojë Përfaqësueses së Spanjës në Kupën e Botës që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Lopez u lëndua gjatë fitores të së dielës mbrëma ndaj Real Betisit. Barça, që tashme është kampione e Spanjës, e mposhti Betisin me rezultatin 3:1 në kuadër të xhiros së parafundit të La Ligas. “MundoDeportivo” ka shkruar të hënën se Lopez ka një frakturë në gishtin e këmbës. Lopez të martën pritet t’i nënshtrohet operimit.

Për shkak të lëndimit, Lopez nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Spanjës në Botëror.

Spanjolli Lopez është prej mesfushorëve më të rëndësishëm të skuadrës së Barçës. 23-vjeçari këtë edicion në 48 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 17 asistime.

[#Fermin Lopez](https://www.koha.net/tag/fermin-lopez) [#Barcelona](https://www.koha.net/tag/barcelona)

Artikuj të ngjashëm

- [![Fermin Lopez me shkrim emocional pasi humbi Botërorin](https://resources.koha.net/images/2026/May/20/22663734-42e8-40f0-a0ea-90a393c86a93.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 20 maj 2026 Fermin Lopez me shkrim emocional pasi humbi Botërorin](https://www.koha.net/boterori-2026/fermin-lopez-me-shkrim-emocional-pasi-humbi-boterorin)
- [![Barcelona dy javë pa Fermin Lopezin](https://resources.koha.net/images/2025/October/26/5d9e5e60-a5ea-441c-8c20-0c97ca8aef31.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 27 nën 2025 Barcelona dy javë pa Fermin Lopezin](https://www.koha.net/futboll/barcelona-dy-jave-pa-fermin-lopezin)
- [![Barça konfirmon lëndimin e Lopezit](https://resources.koha.net/images/2025/September/22/45d8d39c-e03f-4830-96ad-ddc6de9d3963.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 22 sht 2025 Barça konfirmon lëndimin e Lopezit](https://www.koha.net/futboll/barca-konfirmon-lendimin-e-lopezit)
- [![Barcelona konfirmon lëndimin e De Jongut](https://resources.koha.net/images/2024/April/22/51338605-516c-46d7-bc5d-1fb216eea083.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 23 kor 2026 Barcelona konfirmon lëndimin e De Jongut](https://www.koha.net/futboll/barcelona-konfirmon-lendimin-e-de-jongut)
- [![Lopez dhe Morata udhëtojnë për në New Jersey](https://resources.koha.net/images/2026/July/19/6acd348f-8e32-4059-bd94-1d4571c643cb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 19 kor 2026 Lopez dhe Morata udhëtojnë për në New Jersey](https://www.koha.net/boterori-2026/lopez-dhe-morata-udhetojne-per-ne-new-jersey)

[Botë.]() [Zelensky akuzon Rusinë për sulm ndaj objekteve energjetike pas njoftimit të Trumpit](https://www.koha.net/bote/zelensky-akuzon-rusine-per-sulm-ndaj-objekteve-energjetike-pas-njoftimit-te-trumpit)

[Arbëri.]() [Lehne: S’ekziston kërcënim serioz për shpërthimin e dhunës në Ballkanin Perëndimor](https://www.koha.net/arberi/lehne-sekziston-kercenim-serioz-per-shperthimin-e-dhunes-ne-ballkanin-perendimor)

[Arbëri.]() [Lehne: Episodi i Grenlandës ishte zile zgjimi për Evropën](https://www.koha.net/arberi/lehne-episodi-i-grenlandes-ishte-zile-zgjimi-per-evropen)

[Futboll.]() [Paraqitje pozitive e portierit të Kosovës ndaj Milanit](https://www.koha.net/futboll/paraqitje-pozitive-e-portierit-te-kosoves-ndaj-milanit)

[Futboll.]() [Raçi, pjesë e mbrojtjes së suksesshme të Hajdukut](https://www.koha.net/futboll/raci-pjese-e-mbrojtjes-se-suksesshme-te-hajdukut)

[Arbëri.]() [Lehne: E gjykuam gabim situatën për Kosovën, prisnim që propozimi i Ahtisaarit të miratohej në OKB](https://www.koha.net/arberi/lehne-e-gjykuam-gabim-situaten-per-kosoven-prisnim-qe-propozimi-i-ahtisaarit-te-miratohej-ne-okb)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Mesfushori i Barcelonës i mungon Spanjës në Kupën e Botës","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/mesfushori-i-barcelones-i-mungon-spanjes-ne-kupen-e-botes","datePublished":"2026-05-18T15:08:57+02:00","dateModified":"2026-07-10T22:50:05+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":157,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":" Mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez, do t’i mungojë Përfaqësueses së Spanjës në Kupën e Botës që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.Lopez u lëndua gjatë fito","url":"https://www.koha.net/futboll/mesfushori-i-barcelones-i-mungon-spanjes-ne-kupen-e-botes","keywords":"Fermin Lopez, Barcelona","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/May/18/f24f660b-b874-45ba-80cf-5a96d93408c7.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
