Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Grâce à ses victoires contre City et le Barça, le PSG se dirige vers un troisième titre.

VITINHA

Pas katër golave të shënuar ndaj Manchester Cityt, Paris Saint-Germaini realizoi sërish katër gola, këtë herë kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve. Kështu dy prova të mëdha u kaluan me sukses dhe përpjekja e PSG-së për të fituar titullin e tretë rresht të Evropës nisi fuqishëm. PSG-ja ka tri fitore rresht dhe plot 14 gola të shënuar.

Fitorja 4:2 në “Parkun e Princave” të martën ndaj Barcelonës, erdhi pas triumfit 4:2 në fushën e Manchester Cityt javën e kaluar.

Si në ndeshjet në shtëpi ashtu edhe në ato në udhëtim, skuadra parisiene po shfaq formën sulmuese, thellësinë dhe besimin që lojtarët kanë.

“Kam lojtarët më të mirë në botë. Të paktën për mua, ata janë më të mirët”, tha trajneri i PSG-së, Luis Enrique. “Këtë ua them atyre gjithmonë”, ka shtuar spanjolli.

Pavarësisht lëndimeve të Ousmane Dembeles dhe Khvicha Kvaratskhelias, PSG-ja gjeti rrugën drejt suksesit. Presioni i vazhdueshëm solli dy gola në fund të ndeshjes ndaj Barçës. Ishte superndeshje, ndërsa Barcelona ishte në seri të 11 fitoreve.

“Kemi aftësinë për të kapërcyer situatat e vështira. Kjo tregon se çfarë skuadre jemi, me kapacitetin për t’u përshtatur vazhdimisht. Është më e lehtë për ne të vazhdojmë përpara sepse e ndiejmë energjinë e tifozëve”, ka theksuar Enrique.

Goli i bukur nga Vitinha dhe goli tjetër nga Fabian Ruiz siguruan fitoren për PSG-në, që ka festuar me trofeun e Championsit në dy edicionet e kaluara.

“Ne asnjëherë nuk jemi ndier pa forcë, apo që jemi duke u mposhtur”, ka thënë Desire Doue, që shënoi golin e parë dhe asistoi për të dytin. “Gjithnjë e kemi ditur se ka një mundësi deri në fishkëllimën e fundit”.

Në fund, tifozët e PSG-së kanë tallur lojtarët e Barcelonës duke thirrur “Ole” sa herë që ata kanë prekur topin. As goli i bukur i Lamine Yamalit nuk i mjaftoi Barcelonës që të largohet si fituese nga “Parku i Princave”.

Gjëja e vetme e keqe për Parisin ishin lëndimet. I lënduar nga fusha doli edhe kapiteni Marquinhos, pos Dembeles e Kvaratskhelias. 

“Kjo është gjëja më e keqe e kësaj ndeshjeje. Janë tre lojtarë të rëndësishëm”, ka theksuar Enrique.

Parisi në xhiron e parë e mposhti 6:1 Slovan Bratislavën.