Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Un défenseur de Hull échappe miraculeusement à un grave accident

Sorbe Thomas

Hull City ka konfirmuar se Sorba Thomas ka shpëtuar mrekullisht dhe pa lëndime pasi vetura e tij afro 190 mijë euro, u përmbys, shkruan “Daily Mail” të premten. 

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të qendrës stërvitore të klubit. 

Tifozët janë tmerruar nga pamjet e aksidentit të 27-vjeçarit me veturën e tij Land Rover Defender. 

Dëshmitarët e rastit kanë thënë se vetura ka qenë duke lëvizur me shpejtësi shumë të madhe kur është përplasur. 

Hull City ka konfirmuar se Thomas, i cili u transferua për 11.6 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar veror nga Stoke City, nuk është i lënduar.