Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Matthaus critique Oliseh

Olise

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, ka komentuar përjashtimin e Michael Olises në ndeshjen ndaj Vikingut, duke theksuar se francezi duhet të mësojë të përballet me provokimet e kundërshtarëve. Ai nuk e sheh të nevojshme që futbollisti të gjobitet nga klubi.

Michael Olise u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ku Bayern Muncheni barazoi 3:3 në udhëtim ndaj Vikingut.

Francezi u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë për ndërhyrje, ndërsa pak çaste më vonë mori kartonin e dytë të verdhë, pasi ia hodhi topin në fytyrë kapitenit të skuadrës norvegjeze, Zlatko Tripicit.

“Natyrisht, kundërshtarët përpiqen ta nxjerrin nga loja një futbollist të tillë me të gjitha mjetet e mundshme”, është shprehur Matthaus, shkruan tw enjten “Goal”.  

“Ai nuk i bëri dëm vetëm vetes, por mbi të gjitha ekipit”. 

Matthaus nuk mendon se klubi duhet ta ndëshkojë financiarisht francezin. Sipas tij, përjashtimi dhe pasojat që pati për skuadrën janë një mësim i mjaftueshëm për futbollistin.