Gabriel Martinelli nuk planifikon të transferohet nga Arsenali te Galatasaray gjatë kësaj vere, pavarësisht interesimit dhe ofertës së klubit turk për sulmuesin brazilian.
Sipas raportimeve të fundit, Galatasaray ka paraqitur ofertë prej 45 milionë eurosh për Martinellin.
Braziliani nuk është i interesuar për transferim në Turqi.
Sulmuesi i krahut nuk ka diskutuar as për kushtet personale me klubin turk.
Po ashtu, nuk ka marrëveshje mes Arsenalit dhe Galatasarayt për transferimin e Martinellit.
aussi
Arsenal s'impose grâce au triplé de Martinelli
25-vjeçari pjesë e Arsenalit është nga viti 2019 kur u transferua nga Ituano për 7.1 milionë euro.
Martinellit kontrata me “Topçinjtë” i skadon në verën e vitit të ardhshëm.