Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Un joueur de Serie A en soins intensifs après un incident à la piscine

Cagliari

Sulmuesi i Cagliarit, Yael Trepy, është në kujdes intensiv në spital, pasi humbi ndjenjat në një pishinë në Sardenjë.

Cagliari lëshoi një deklaratë përmes të cilës njoftoi se 20-vjeçari po trajtohet në spitalin në Sassari.

Është raportuar se Trepy u transportua për në spital me helikopter, pas incidentit në një vilë, të dielën pasdite.

“Klubi është në kontakt të vazhdueshëm me qendrën shëndetësore dhe familjen e lojtarit. Klubi po e monitoron nga afër përparimin e gjendjes së tij”, ka thënë Cagliari në deklaratë.

Lojtarët e Cagliarit e kishin të lirë fundjavën, pas fitores në ndeshjen për Kupë, të premten. Trepy luajti 54 minuta. 

Edicionin e kaluar ai e shënoi një gol në tetë paraqitje në Serie A.