Entuziazmi për triumf në Kupën e Botës është ende prezent, ndërkohë që ekipet e mëdha spanjolle po bëhen gati për edicionin e ri në La Liga. Barcelona synon mbrojtjen e titullit, ndërsa Real Madridi, i goditur nga dy edicione pa trofe, ka investuar shumë dhe synon suksesin me Jose Mourinhon në stol.
Më pak se një muaj pasi Spanja mundi Argjentinën në finale të Botërorit, gara e klubeve po del sërish në plan të parë.
Në qendër, natyrisht, janë luftëtarët e njohur – kampionia në fuqi, Barcelona, dhe Real Madridi, që ka pasur një verë plot ngarkesë.
Presidenti i rizgjedhur i madrilenëve, Florentino Perez, ka parë një nga afatet më agresive të transferimeve të klubit në vitet e fundit. Ktheu Mourinhon, në një veprim që vlerësohet i guximshëm, nostalgjik dhe i mbushur me rrezik.
Dikur i njohur si i “veçanti”, Mourinho kthehet në territorin e vjetër me shumë gjëra për të dëshmuar. Ai ka kaluar 11 vjet pa titull të kampionit dhe katër pa trofe. Më shumë se medalje “mblodhi” polemika.
Sukseset e Real Madridit në vitin 2024 duken larg, marrë për bazë dy edicionet pa trofe. Kylian Mbappe shënoi gola, por që nuk sollën trofetë e pritur. Dhe Perez është përgjigjur me një verë me rreziqe të mëdha. Reali ka transferuar Yan Diomanden, Marc Cucurellan, Denzel Dumfriesin, Ibrahima Konaten, Bernardo Silvan dhe Carlos Espin. Po ashtu ka vazhduar kontratën me Viniciusin. Por dilemat mbesin për mesfushën. Madrilenët ende nuk po zëvendësojnë me sukses lojtarët si Toni Kroos e Luka Modriq.
Ndërkohë Barcelona ka zgjedhur vazhdimësinë. Trajneri gjerman, Hansi Flick, mbetet figura kryesore në synimin për të mbrojtur titullin. Barça mbështetet në ekuilibrin e skuadrës që e ndihmoi të dominonte në La Liga dhe që dha shumicën e lojtarëve për Spanjën në Botëror.
aussi
Mourinho devrait être officiellement nommé entraîneur du Real Madrid prochainement.
Lamine Yamal, Dani Olmo, Pedri, Pau Cubarsi dhe Ferran Torres ishin të rëndësishëm te Spanja. Derisa Torres pritet të largohet, Barcelona ka reaguar me transferimin e Anthony Gordonit dhe Karim Adeyemit. Rodri po ashtu pritet të përfundojë te Barcelona.
Klubi tjetër madrilen, Atletico, fillon edicionin me pyetje të zakonshme dhe turbulenca të reja. Diego Simeone e fillon edicionin e 15-të si trajner, por në presion për mungesë të gjatë të titullit, pavarësisht investimeve të mëdha. E ardhmja e Julian Alvarez është tema kryesore tek Atletico Madridi.
Ndeshjet e xhiros së parë në La Liga zhvillohen të shtunën.