Futbollisti i Kosovës, Ermal Krasniqi, ka kontribuar me dy asistime në fitoren e thellë 5:0 të Amedsporit ndaj Bashakshehirit të dielën.
Krasniqi asistoi për golin 3:0 dhe 4:0 të ekipit të drejtuar nga trajneri Besnik Hasi.
Krasniqi u largua nga fusha në minutën e 79-të, ndërsa ndeshjen e kompletoi mbrojtësi i Kosovës, Lumbardh Dellova.
Amedspori është në vendin e tretë me 10 pikë tri më pak se Galatasaray i vendit të parë dhe dy më pak se Beshiktashi që zë vendin e dytë.
GOL | Amed SK 3-0 Başakşehir
— Goalhub - Gol ve pozisyon (@Golpozisyon2) 13 septembre
⚽️ 56' Gift Orban pic.twitter.com/tb0W3ONCJk