Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Kovac poursuit sa carrière à Dortmund.

Niko Kovac

Niko Kovaç ka vazhduar bashkëpunimin me Borussia Dortmundin. 

Kroati Kovaç do të vazhdojë të jetë trajner i Dortmundi deri më 30 qershor të vitit 2029.

Dortmundi ka njoftuar të martën se ka vazhduar kontratat edhe dy ndihmëstrajnerët, Robert Kovaçin dhe Filip Tapalloviqin. 

54-vjeçari Kovaç trajner i Dortmundit është emëruar më 2 shkurt të vitit të kaluar. 

Kovaç i ka drejtuar “verdhezinjtë” në 80 ndeshje, duke regjistruar 49 fitore, 14 barazime dhe 17 humbje. 

“Së bashku kemi përcaktuar një drejtim të qartë zhvillimi dhe kemi hedhur themele të rëndësishme për të ardhmen. Tani duam të vazhdojmë të ndërtojmë mbi këtë bazë. E dimë qartë se si duam të luajmë futboll, si duhet të paraqitemi si ekip dhe çfarë na nevojitet për t’i arritur objektivat tona. Gjëja më e rëndësishme është të mos kënaqemi me atë që kemi arritur, por të punojmë çdo ditë për t’u përmirësuar. Ne shohim potencial të madh dhe jemi të bindur se, së bashku, me besim të plotë dhe vendosmëri të madhe, mund të arrijmë ende shumë gjëra”, ka thënë Kovaç për faqen zyrtare të Dortmundit. 

Dortmundi këtë edicion në kampionatin gjerman e zë vendin e dytë me 13 pikë.