Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Le Kosovo retourne à « Fadil Vokrri » et vise à renouer avec la victoire.

Kosova

Nëse do të luhet lojë e rrjedhshme, Kosova do të ketë përgjigje ndaj Austrisë. Por nëse fusha, që nuk është në gjendjen më të mirë, ua pamundëson një gjë të tillë, te Kosova kanë thënë se janë të gatshëm për planin tjetër. 

Kosova dhe Austria takohen të dielën nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja i takon Grupit B3 të Ligës së Kombeve. 

Përzgjedhësi Franco Foda dhe kapiteni Vedat Muriqi kanë thënë se Kosova duhet të jetë e vëmendshme në të gjitha pjesët e fushës për të marrë rezultat pozitiv ndaj austriakëve.

 “Kundër Austrisë në ndeshjen e parë kemi pasur disa probleme në mbrojtje. Ndaj Izraelit treguam se jemi përmirësuar. Kemi bërë analizat e duhura dhe jemi përgatitur mirë. Na pret ndeshje intensive dhe duhet të kemi kujdes në tranzicion. Duhet të kemi kujdes nga sulmi në mbrojtje dhe anasjelltas. Tani e dimë që luajmë në shtëpi dhe e kemi publikun në përkrahje. Kjo na shërben për energji tjetër”, ka deklaruar Foda në konferencë për shtyp, të shtunën. 

Tek Austria patën kritika për gjendjen e fushës. Kritika pati edhe përzgjedhësi Foda. 

“Fusha nuk është në gjendje të mirë. Por duke e parë tabelën, grupi është i balancuar. Pas ndeshjes ndaj Austrisë do të kemi më shumë informata. Jemi në shtëpi dhe të gjithë duam të fitojmë. I kemi analizuar ndeshjet dhe rol të rëndësishëm do të luajnë detajet që do të na tregojnë se a po shkon loja kah fitorja apo humbja. Nesër do të shohim se si do të përfundojë. Por ne duam të paraqitemi mirë, me pasion, energji dhe kualitet”, theksoi Foda.

Vedat Muriqin nuk e pengon fakti nëse loja nuk do të ketë aksione të mira. Ai ka thënë se edhe nëse luhet me ndërprerje apo harkime, do të jetë e mirëseardhur. Sulmuesi i Fenerbahçes ka marrë si shembull lojën që e ka bërë te Mallorca. 

“Fusha është e njëjtë, kanë ardhur edhe shumë përfaqësuese të tjera të njohura por nuk janë ankuar. Po më duket si arsyetim pas ndeshjes, shpresoj të dalë ashtu. Kemi pranuar gol nga gjuajtja e lirë në Austri. Tani jemi gati për çdo moment. E dimë lojën dhe jam i gatshëm për lojë të tilla. Sa isha te Mallorca, pavarësisht se kishim fusha të mira, kemi bërë lojë me topa të lartë. Prandaj jemi gati për çdo gjë. Varet si del Austria. Por e kemi trajnerin që mund të bëjë ndryshime dhe ta ndërrojë lojën për të bërë përpjekje për fitore”, tha Muriqi. 

Ai ka folur edhe për përvojën ne skuadër, që është element shumë i rëndësishëm. Muriqi, Mërgim Vojvoda e Milot Rashica, janë prej lojtarëve më me përvojë te Kosova, pas largimit të Amir Rrahmanit dhe pensionimit të Valon Berishës e Fidan Alitit. 

“Nuk po ndiej diçka të veçantë apo ndryshe sepse kam qenë zëvendëskapiten edhe më herët dhe jam munduar të jem zëvendëskapiten i mirë. Kur ka munguar Amiri, kam qenë kapiten. Nuk po ndiej presion. Ka lojtarë të rinj. Kur kam mundësinë të luaj për Kosovën e jap maksimumin. Me Austrinë humba rast 100 për qind, por ndodh edhe kjo. Unë mundohem gjithmonë të shënoj. Ne kemi nevojë për lojtarë me eksperiencë brenda fushës”, tha Muriqi që nuk luajti ndaj Izraelit për shkak të një lëndimi. 

Muriqi së bashku me pjesën tjetër të grupit e kompletoi stërvitjen e së shtunës. 

Kosova në ndeshjen e parë fitoi ndaj Irlandës 1:0 në Prishtinë. Më pas humbi 3:1 në Vjenë nga Austria dhe barazoi pa gola me Izraelin në Debrecen.