Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Le champion du monde bat l'Angleterre

Espagne

Kampionia e botës, Spanja, të shtunën mbrëma e ka mposhtur në “Wembley” përfaqësuesen e Anglisë me rezultatin 3:2.

Ndeshja i takoi Grupit A3 të Ligës së Kombeve. 

Lamine Yamal e realizoi golin e epërsisë 1:0 për Spanjën në minutën e dytë. 

Anglia i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 36-të me golin që e realizoi Anthony Gordon. 

Katër minuta më pas, Harry Kane, e shënoi golin e epërsisë 2:1 për “Tre Luanët”. 

Spanja e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 60-të. Autor i golit ishte Alex Baena. 

Baena asistoi edhe te goli i fitores 3:2 të cilin e realizoi Mikel Oyarzabal. 

Në grupin A3 është edhe Kroacia dhe Çekia.