Pasi nuk arriti t’i sigurojë shërbimet e Zion Suzukit, Juventusi do të bëj tjetër tentativë për ta transferuar portierin argjentinas të Aston Villas, Emiliano Martinez.
Dhe oferta e re për portierin me përvojë është 10 milionë euro.
Aston Villa të dielën arriti marrëveshje me Suzukin, për të hapur rrugën për largimin e Martinezit.
Trajneri i “bardhezinjve”, Luciano Spalletti, nuk është bindur nga paraqitjet e Michele Di Gregorios dhe Perinit, dhe ka kërkuar portier tjetër.
Martinez shihet si portieri ideal, dhe marrëveshja për të, sipas “The Athletic”, është shumë afër të kompletohet.
aussi
Zhegrova a rejoint la Juventus, au niveau auquel il est considéré comme appartenant.
33-vjeçari është fitues i Botërorit me Argjentinën në vitin 2022 dhe finalist në këtë vit, ndërsa në nivel klubesh ka tjera suksese.
Me Aston Villan e fitoi Ligën e Evropës, kurse me Arsenalin është tri herë fitues i Kupës FA dhe tri herë e fitoi trofeun e Superkupës së Anglisë.