Milani pësoi disfatë të thellë në Ligën e Evropës të enjten mbrëma.
“Kuqezinjtë” u mposhtën 3:0 në udhëtim te Bournemouthi, skuadra “kuqezi” e Premier Leagues.
Pas ndeshjes, Ardon Jashari, i cili luajti në tërë ndeshjen tek ekipi i madh italian, tha se lojtarët duhet të mësojnë nga kjo eksperiencë.
“Ndeshja ka përfunduar. Humbëm dhe është natë të cilën duhet ta harrojmë të gjithë, por në të njëjtën kohë, duhet të mësojmë nga kjo eksperiencë dhe të kuptojmë çfarë ndodhi. Luajtëm ndaj një skuadre angleze. Gjërat ishin ndryshe nga siç janë zakonisht dhe ishte shumë e komplikuar”, ka deklaruar Jashari.
Ai tha se Milanit i mungoi mentaliteti i duhur.
“Na mungoi mentaliteti i duhur për të qenë në krye nga fillimi dhe të ishim të gatshëm për të luftuar. Nuk dua të them se nuk ishim gati, por në duelet në fillim ata ishin më të fortë. Pas penalltisë së parë ishte e vështirë sepse nuk e priti askush. Dhe pas 2:0, me karton të kuq, të ktheheshim në lojë ishte shumë e vështirë. Bournemouthi është skuadër e vështirë për t’u përballur, sidomos kur je me një lojtar më pak”, është shprehur mesfushori që përfaqëson Zvicrën.