Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

L'Irlande mène confortablement dans ce match tant attendu

Irlande

Irlanda ka krijuar epërsi bindëse në ndeshjen që pati zhvillime të shumta ditët e kaluara. 

Irlandëzët janë duke fituar 3:0 pas 25 minutave lojë ndaj Izraelit, në kuadër të Grupit B3. 

Troy Parrot në minutën e 13-të, Adam Idah në minutën e 16-të dhe Jack Moylan në minutën e 25-të, shënuan për 3:0. 

Ndeshja po luhet në Debrecen, ndërsa Izraeli është vendës. 

U fol shumë se Irlanda mund ta bojkotonte këtë ballafaqim. Por në fund, lojtarët votuan që dueli të luhet. Në Irlandë ka përkrahje të madhe për Palestinën. Dhe janë kundër situatës në Gaza. 

Para se të niste ndeshja, irlandezët nuk ua dhanë dorën lojtarëve izraelitë. 

Kapiteni i Irlandës, Dara O’Shea i mbajti duart prapa, teksa gjyqtari e hodhi monedhën për t’i caktuar anët e ekipeve dhe kush e nis ndeshjen. 

Lojtarët kanë mbajtur shirita të zinj në krah, ndërsa gjatë intonimit të himnit të Izraelit, gjithë 11-shja e Irlandës e mbajti kokën poshtë. 

Irlanda e humbi ndeshjen e parë 1:0 nga Kosova në Prishtinë të enjten. Të enjten, Izraeli u mposht 3:1 nga Austria.