Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Infantino affirme avoir le soutien de la majorité

Gianni Infantino

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se e ka mbështetjen e madhe për ta fituar edhe një tjetër mandat. 

Tentimi i Infantinos për shitjen e të drejtave të Kupës së Botës tek investitorët privat ishte i dështuar dhe u përcoll me shumë kritika. 

Por ai ka thënë se është i bindur se në mars të vitit të ardhshëm, do të fitojë sërish. 

“Ju e dini se unë jam zgjedhur nga 211 anëtarë nga e gjithë bota. Mendoj se e rëndësishme është që në organizata si FIFA, mund të ketë pikëpamje të ndryshme. Duam proces demokratik dhe secili e ka votën dhe të njëjtin zë në gjithë botën, pasi futbolli u takon të gjithëve. Nëse jemi seriozë për këtë, atëherë ne duhet t’i respektojmë pikëpamjet e të gjithëve, shumicës dërrmuese”, ka deklaruar Infantino për BBC. 

Ende nuk dihet nëse Infantino do të ketë kundërkandidatë. Kundërkandidatët potencialë mund ta paraqesin kandidaturën deri më 18 nëntor.