Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Gjilani se sépare de Curri

débat

Debatik Curri më nuk është trajner i Gjilanit. Klubi gjilanas njoftoi të dielën për ndarjen me Currin.

Largimi i tij erdhi pas humbjes nga Vushtrria.

Annonce de Gjilan : 

Sport Club Gjilani njofton opinionin publik, tifozët dhe mediat se ka mbyllur bashkëpunimin me kryetrajnerin Debatik Curri.

Pas përmbylljes së këtij bashkëpunimi, klubi shpreh vlerësimin për angazhimin dhe kontributin e trajnerit Curri gjatë periudhës në krye të skuadrës, duke i dëshiruar suksese të mëtejshme në karrierën e tij profesionale.

Sport Club Gjilani e konsideron të rëndësishme ruajtjen e raporteve korrekte dhe profesionale, duke e mbyllur këtë kapitull me respekt të ndërsjellë dhe mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm.

Për zhvillimet e mëtejshme lidhur me organizimin e shtabit teknik, klubi do ta informojë opinionin publik me kohë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.