Futbollisti i Kosovës, Erblin Osmani, ka shënuar gol ndaj Arsenalit në “UEFA Youth League”.
Por goli i 17-vjeçarit nuk i ka mjaftuar Bayern Munichut U19 të marrë pikët e plota ndaj Arsenalit të kësaj grupmoshe.
Ndeshja e zhvilluar të mërkurën mbrëma u mbyll 3:3.
Osmani e fitoi penalltinë dhe e konkretizoi vetë në gol atë në minutën e 30-të.
Ai e kompletoi ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së ligës, ndërsa Yll Gashi luajti prej minutës së 76-të.
Pas tri ndeshjeve, bavarezët dhe londinezët kanë nga katër pikë.