Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

La photo de Huijsen fait l'objet de discussions sur les réseaux sociaux.

Doyen Huijsen

Mbrojtësi i Real Madridit, Dean Huijsen, është përfshirë në një debat në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie në të cilën ai shihet duke përdorur telefonin në veturë.

Fotografia, në të cilën Huijsen shfaqet së bashku me bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Thiago Pitarch, është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të shumta nga tifozët e klubit spanjoll.

Disa prej tyre e kanë kritikuar futbollistin, duke pretenduar se ai po përdorte telefonin gjatë drejtimit të automjetit. Përdorimi i telefonit në këtë mënyrë është i ndaluar sipas rregullave të trafikut në Spanjë.

“Po shkruan mesazhe dhe po vozit në të njëjtën kohë, e më pas e publikon edhe në internet”, ishte një nga reagimet e publikuara në rrjetet sociale. 

Të tjerë tifozë kanë kërkuar reagim edhe nga drejtuesit e Real Madridit, duke shprehur shqetësim për imazhin e klubit.

Megjithatë, deri tani nuk ka konfirmim se Huijsen është gjobitur apo se ndaj tij është ndërmarrë ndonjë masë zyrtare për këtë rast.