Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

« La finale de la Coupe du monde 2030 se jouera au Maroc. »

FIFA

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, e ka pranuar të mërkurën se “derisa president i FIFA-s do të jetë Gianni Infantino”, dhe nëse “nuk ka ndonjë befasi”, finalja e Botërorit 2030 do të organizohet në Marok.

Ai ka thënë se presidenti i Federatës së Futbollit të Marokut, Fouzi Lekjaa, është njeri me “fuqi të madhe”, ministër i Financave dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv i FIFA-s. 

Ndërkohë, ka kritikuar La Ligan se ka bërë pak punë për t’u përfshirë në organizmin e finales. 

“Kaq shumë gjëra kanë shkuar keq në këtë shtet në vitet e fundit, saqë nuk befasohem nga asgjë më, për fat të keq”, ka deklaruar Tebas.