Vedat Muriqi do ta ketë bashkëlojtar belgun Romelu Lukaku, i cili u zyrtarizua të mërkurën pasdite nga skuadra e madhe turke, Fenerbahçe.
Sulmuesi i Kosovës dhe ai i Belgjikës do t’i prijnë sulmit të Fenerbahçes për sezonin e ri, ndërsa klubi nga Stambolli e synon titullin e kampionit.
Lukaku u transferua nga Napoli italian, ndërsa mediumet italiane e turke kanë raportuar se transferimi është kompletuar për gjashtë milionë euro.
Lukaku nënshkroi kontratë njëvjeçare, me mundësinë e vazhdimit edhe për një edicion tjetër.
“Romi i madh. Ëndrra më të mëdha”, ka shkruar Fenerbahçe në rrjetet sociale.
Lukaku ka karrierë të madhe si futbollist. Ka luajtur për Anderlechtin, Chelsean, WBA-në, Evertonin, Manchester Unitedin, Interin e Romën.