---
description: Te Përfaqësuesja e Kosovës shpresojnë që t’i revanshohen Gjeorgjisë për humbjen në ndeshjen hapëse të kampanjës kualifikuese për “Euro 2026” në futsall. Por edh
title: Edhe me fitore, Kosova nuk e ka të sigurt avancimin tutje për “Euro 2026”
image: https://resources.koha.net/images/2025/April/11/fab022c7-422e-4a32-8b27-9c1eef689ce9.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Edhe me fitore, Kosova nuk e ka të sigurt avancimin tutje për “Euro 2026”

![ks](https://resources.koha.net/images/2025/April/11/fab022c7-422e-4a32-8b27-9c1eef689ce9.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 11 prill 2025 11:43
- Shpërndaje në:

- 11 prill 2025 11:43
- Shpërndaje në:

Te Përfaqësuesja e Kosovës shpresojnë që t’i revanshohen Gjeorgjisë për humbjen në ndeshjen hapëse të kampanjës kualifikuese për “Euro 2026” në futsall. Por edhe në rast të fitores, “Dardanët” e futsallit, nuk e kanë të sigurt avancimin tutje për “Euro 2026”.

Ndeshjen e parë ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi më 13 dhjetor Kosova e humbi 3:1. Tjetër ndeshje të fortë ndaj gjeorgjianëve, Kosova do të zhvillojë të premten prej orës 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Kualifikimin në Evropianin e vitit të ardhshëm që organizohet në Letoni dhe Lituani e sigurojnë fituesit e dhjetë grupeve sa janë gjithsej, ndërsa tetë më të mirat e vendit të dytë luajnë në plejof.

Kosova aktualisht zë vendin e tretë me tri pikë, ndërsa prapa e ka lënë Bullgarinë pa pikë. 

Grupit pas katër ndeshjeve i prin Franca me 12 pikë. Gjeorgjia e dyta ka nëntë pikë. 

Ndeshja ndaj Gjeorgjisë, çerekfinalistes së Evropianit 2022, vlerësohet shumë e vështirë nga selektori i Kosovës në futbollin e sallës, Agon Ramadani. Por, Ramadani pret përkrahjen e shikuesve për të mposhtur Gjeorgjinë. 

Për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, Ramadani ka theksuar se kanë analizuar kundërshtarin dhe se Kosova do të shfrytëzojë maksimalisht forcat e saj. Ai theksoi se nuk mungon motivi, ndërsa ka vlerësuar atmosferën pozitive.

Kapiteni Ramadan Alaj pret përkrahjen e “Dardanëve” për të mposhtur Gjeorgjinë. Kapiteni Alaj theksoi se atmosfera në kampin e Kosovës është e mirë. Ka vlerësuar po ashtu punën në grumbullim. 

[Edhe ![Kosova mposhtet nga Italia, pa gjasa për vendin e parë](https://resources.koha.net/images/2026/November/10/34598acf-40fb-4757-b671-4f06ae46a1e6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 10 nën 2026 Kosova mposhtet nga Italia, pa gjasa për vendin e parë](https://www.koha.net/futboll/mbyllet-pjesa-e-pare-kosova-po-humb-20)

Për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë ka folur edhe Melos Kelmendi. Ai tregoi se janë në formë të mirë. Por Kelmendi e cilëson të vështirë ndeshjen ndaj Gjeorgjisë. Kelmendi ka premtuar maksimumin kundër gjeorgjianëve. 

Në ndeshjen e dytë të grupit, Kosova kishte fituar në Prishtinë 6:2 ndaj Bullgarisë. Më pas kishte pësuar dy humbje rresht nga Franca, 5:0 në shtëpi dhe 9:4 në udhëtim.  
Duelin e fundit të kësaj kampanje kualifikuese Kosova e luan më 16 prill në udhëtim te Bullgaria, nga ora 17:00.

 

[#Kosova](https://www.koha.net/tag/kosova) [#futsall](https://www.koha.net/tag/futsall) [#dardanet](https://www.koha.net/tag/dardanet)

Artikuj të ngjashëm

- [![Futsall, Kosova synon revanshin ndaj Italisë](https://resources.koha.net/images/2026/November/09/6eeecdd4-a424-4771-88ce-700b6a7299c7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 10 nën 2026 Futsall, Kosova synon revanshin ndaj Italisë](https://www.koha.net/futboll/futsall-kosova-synon-revanshin-ndaj-italise)
- [![Futsall, Kosova gati për duelin me dy herë kampionen e Evropës](https://resources.koha.net/images/2026/November/05/885eed68-7cd5-4cfd-b2dc-373826322858.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 6 nën 2026 Futsall, Kosova gati për duelin me dy herë kampionen e Evropës](https://www.koha.net/futboll/futsall-kosova-gati-per-duelin-me-dy-here-kampionen-e-evropes)
- [![Futsall, fitore e madhe e Kosovës në kualifikimet e Botërorit 2028](https://resources.koha.net/images/2026/October/14/696b0165-b191-4538-bb24-b469adb187e7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 14 tet 2026 Futsall, fitore e madhe e Kosovës në kualifikimet e Botërorit 2028](https://www.koha.net/futboll/futsall-fitore-e-madhe-e-kosoves-ne-kualifikimet-e-boterorit-2028)
- [![Kosova i nis të mërkurën kualifikimet për Botërorin 2028](https://resources.koha.net/images/2026/October/13/a6dd3233-672b-4e4a-a12f-4ae73cce537a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 13 tet 2026 Kosova i nis të mërkurën kualifikimet për Botërorin 2028](https://www.koha.net/futboll/kosova-i-nis-te-merkuren-kualifikimet-per-boterorin-2028)

[Lifestyle.]() [Kikirikët mund të ndihmojnë shëndetin e trurit te të moshuarit](https://www.koha.net/lifestyle/kikiriket-mund-te-ndihmojne-shendetin-e-trurit-te-te-moshuarit)

[Arbëri.]() [Emini: Duket se Ligji për Specialen po përdoret për pazare brenda PDK-së](https://www.koha.net/arberi/emini-duket-se-ligji-per-specialen-po-perdoret-per-pazare-politike-brenda-pdk-se)

[Futboll.]() [Bardhi asiston në humbjen e Maqedonisë, Zvicra ndalet nga Sllovenia](https://www.koha.net/futboll/asistim-nga-bardhi-zvicra-ndalet-nga-sllovenia)

[Futboll.]() [Holanda e “shkatërron” Greqinë, fiton 7:0](https://www.koha.net/futboll/holanda-e-shkaterron-greqine-fiton-70)

[Botë.]() [Ndalohen të gjitha fluturimet në SHBA](https://www.koha.net/bote/ndalohen-te-gjitha-fluturimet-ne-shba)

[Botë.]() [Kallas: Rusia po ngre kurthe në negociatat për Ukrainën](https://www.koha.net/bote/kallas-rusia-po-ngre-kurthe-ne-negociatat-per-ukrainen)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Edhe me fitore, Kosova nuk e ka të sigurt avancimin tutje për “Euro 2026”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/edhe-me-fitore-kosova-nuk-e-ka-te-sigurt-avancimin-tutje-per-euro-2026","datePublished":"2025-04-11T11:43:58+02:00","dateModified":"2026-07-11T10:15:03+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":355,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Te Përfaqësuesja e Kosovës shpresojnë që t’i revanshohen Gjeorgjisë për humbjen në ndeshjen hapëse të kampanjës kualifikuese për “Euro 2026” në futsall. Por edh","url":"https://www.koha.net/futboll/edhe-me-fitore-kosova-nuk-e-ka-te-sigurt-avancimin-tutje-per-euro-2026","keywords":"Kosova, futsall, dardanet","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/April/11/fab022c7-422e-4a32-8b27-9c1eef689ce9.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
