Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Drita forme l'équipe B

Drita B

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka njoftuar të martën se e ka themeluar ekipin B. 
Drita B do të garojë në Ligën e Tretë të Kosovës në futboll. 

Sipas Dritës, misioni i formimit të ekipit të dytë është që në vitet e ardhshme të inkuadrohet në Ligën e Parë.

“Klubi ynë nga ky stinor në organikën e vet do të ketë edhe ekipin B, i cili do të fillojë të garojë nga Liga e Tretë e kampionatit të Kosovës. Ky vendim vjen nga pronarët e klubit, Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli, si pjesë e planit të tyre për zhvillimin e mëtejshëm të klubit dhe investimeve të planifikuara për të ardhmen”, ka shkruar klubi gjilanas.