Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Drenica tenu en échec par Feronikeli 74

Drenica

Drenica është ndalur në barazim nga Feronikeli 74 të shtunën mbrëma në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. 

Ndeshja e xhiros së tetë e Superligës u mbyll me rezultatin 2:2. 

Lorik Dobratiqi e kaloi Feronikelin 74 në epërsi 1:0, në minutën e dytë. 

Kreshmir Luetiq i skuadrës nga Drenasi shënoi autogol tre minuta më vonë për barazimin e rezultatit. 

Drenica arriti të kalojë në epërsi me kapitenin Genc Hamiti që shënoi nga afërsia në minutën e 62-të.

Por, goli i Ibrahim Cërvadikut e vendosi sfidën në minutën e 72-të. Mysafirët menduan se fituan penallti në minutat shtesë, por pas rishikimit të situatës në VAR, u pa pozitë jashtë loje gjatë ndërtimit të aksionit. 

Drenica në vendin e shtatë ka 10 pikë, tri më shumë se Feronikeli 74 që ngjitet në pozitën e tetë, përkatësisht të barazhit.