Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Balkan et Liridon Leci sont condamnés

Balkan et Liridon Leci sont condamnés

Ballkani i Suharekës është gjobitur me 2000 euro për nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i FFK-së.

Ballkani është dënuar pasi ka akuzuar gjyqtarët përmes faqes zyrtare, për referim tendencioz në kampionatin e kaluar dhe në këtë kampionat.

Gjobë është caktuar edhe për trajnerin e Vëllaznimit, Liridon Leci. Ai është gjobitur me 200 euro pasi pas ndeshjes hyri në zhveshtore të gjyqtarëve dhe ofendoi ata. Leci pak javë më parë nisi punën te Vëllaznimi i Gjakovës.

Është dënuar edhe Vëllaznimi për shkeljet në ndeshjen e Ligës së Parë ndaj Vjosës. Vëllaznimit i është caktuar gjobë prej 1200 euro.