Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Que prévoit Fenerbahçe avec Muriqi et Lukaku ?

Vedat Muriqi

Trajneri i Fenerbahçes, Ismail Kartal, do të bëjë disa ndryshime për ndeshjen kundër Eyupsporit. 

Kartal planifikon të aktivizojë Romelu Lukakun dhe Vedat Muriqin në sulm, kanë raportuar të mërkurën mediumet në Turqi. 

“Është raportuar se Ismail Kartal planifikon t’i aktivizojë Lukakun dhe Vedat Muriqin në formacionin titullar në të njëjtën kohë. Kartal, i cili u kritikua që nuk u dha atyre një shans në ndeshjen kundër Gaziantepit, këtë herë do të përdorë dyshen Muriqi - Lukaku. Kjo do të jetë hera e parë që të dy luajnë së bashku”, ka shkruar mediumi turk “Sozçu”.

Muriqi 32-vjeçar me fanellën e Fenerit ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë në pesë paraqitje.