Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Que dit Vedat Muriqi après avoir brillé avec Fener ?

Vedati

Sulmuesi Vedat Muriqi i shënoi katër gola në fitoren e thellë 8:0 të Fenerbahçes ndaj Eyupsporit të dielën mbrëma në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi i Kosovës është ndarë i kënaqur me fitoren historike të Fenerbahçes.

Ai ka thënë se reagimi i Fenerit ka ardhur në kohën e duhur.

Feneri e humbi dy xhiro më parë derbin nga Beshiktashi, ndërsa u ndal në barazim nga Gaziantepi.

“Pësuam një humbje në derbi në fushën tonë dhe humbëm pikë ndaj Gaziantepit. Na duhej të reagonim që në fillim të ndeshjes. Gjatë seancave stërvitore, e kishim të qartë se duhej ta nisnim këtë ndeshje duke ushtruar presion. Kaluam në avantazh që në fillim dhe më pas golat vijuan njëri pas tjetrit. Ishte një reagim i jashtëzakonshëm. Ishte një fitore historike 8:0. E mbyllëm para periudhës së ndeshjeve ndërkombëtare në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Muriqi për mediumet turke pas fitores.

Sulmuesi nga Prizreni është ankuar për orarin e ngjeshur të ndeshjeve.

“Klubet e mëdha po përballen me një kalendar të ngjeshur ndeshjesh, që përfshin kampionatin, garat evropiane dhe ndeshjet e Kupës. Edhe shëndeti i lojtarëve është i rëndësishëm. Luhet çdo tri ditë. Pas ndërprerjes së kampionatit për ndeshjet e kombëtareve, na pret një kalendar shumë i ngjeshur. Duam të arrijmë rezultate të mira dhe dashtë Zoti ta arrijmë vendin e parë deri në pushimin dimëror”, ka theksuar Muriqi.