Mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu, luajti vetëm një pjesë te Polissya në ndeshjen e parë të edicionit të ri të elitës së futbollit të Ukrainës.
Në ndeshjen e dytë mbeti në stol.
Trajneri i Polissyas, Ruslan Rotan, iu përgjigj pyetjes se “çfarë problemi ka Lindon Emërllahu?”.
“Mendoj se ky është një proces normal për një lojtar. Secili ka periudha kur diçka nuk shkon mirë, dhe Lindoni është në njërën nga ato periudha tani. Por ne do ta ndihmojmë. Jemi këtu për ta shtyrë para. Do ta kalojmë këtë së bashku, dhe jam i sigurt se pas një kohe ai do të kthehet dhe do të jetë Lindoni që pamë në fillim pas transferimit. Gjëja më e rëndësishme për Lindonin është ta kuptoj veten. E shoh se kjo është e pranishme në stërvitje, ai po punon mirë tani. Kjo fazë do të kalojë brenda dy javësh, dhe ndoshta edhe më shpejt nëse ai vazhdon të stërvitet me të njëjtën frymë dhe të japë gjithçka. Gjithçka vjen nga mendja dhe gjendja shpirtërore e tij. Mendoj se ai e kupton shumë mirë se në çfarë gabimi ka bërë. Ne gjithashtu e kuptojmë këtë dhe do ta kalojmë së bashku. Lindoni përfundimisht do të bëhet lojtari që të gjithë pamë”, ka thënë Rotan.
23-vjeçari iu bashkua klubit ukrainas në janar nga Cluji i Rumanisë.
-
Shaqiri ne regrette pas son départ de Suisse : « Cela ne me manque pas »
-
Sylvinho voit l'Angleterre favorite, mais promet un bon match.
-
Voici pourquoi Asllani ne joue pas pour l'Allemagne
-
Les footballeuses de Mitrovica ont de grandes ambitions à Budapest
-
La larme dans son œil témoigne du grand combat de Xhaka dans ce derby enflammé.